Fëmija shqiptar hap ‘siparin’ e bebeve edhe në Itali, gruaja nga Dibra sjell në jetë djalin e saj

Fëmija shqiptar hap ‘siparin’ e bebeve edhe…
Alessandro ka dy prindër nga Dibra që jetojnë prej 20 vitesh në vendin fqinj.
Featured image of article: Jo vetëm në vendin tonë! Fëmija shqiptar hap ‘siparin’ e bebeve edhe në Itali, gruaja nga Dibra sjell në jetë djalin e saj
Një fëmijë shqiptar, ka çelur ‘siparin’ e bebeve edhe në vendin fëinj, në Itali. Top-Channel shkruan se Alessandro, një fëmijë shqiptar është fëmija i parë i lindur për vitin 2021 në Itali. Alessandro ka dy prindër nga Dibra që jetojnë prej 20 vitesh në vendin fqinj.

“Jemi nga Dibra jetojmë në Romë, unë jetoj prej 20 vitesh kam punën të gjitha këtu, me Emanuelën kemi 6 vite të martuar kemi dy djem Matia 4 vjeç e gjysmë dhe Alessandro ka bërë një rekord italian, lindi në orën 12 e një sekondë,”- tha babai i fëmijës.

“Ishte një gëzim për të gjithë punonjësit e shëndetit të Krishtit, Mbretit të Romës, të gjithë së bashku festuam dhe djali është mirë. Unë, babai Maksim dhe vëllai 4-vjeçar, jemi shumë të lumtur me këtë shpresë që Alessandro ka sjellë. Tani ai dhe unë mezi presim të shkojmë në shtëpi,”- u shpreh ndër të tjera e ëma.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit