Fëmija vdiq pasi u dërgua me temperaturë të lartë në spital, babai rrëfen se si humbi vajzën 3-vjeçe

Fëmija vdiq pasi u dërgua me temperaturë…

Në Elbasan ndërroi jetë një fëmijë 2-vjecc e cila kishte shkuar në spital pasi u konstatua nga prindërit që kishte temperaturë të lartë. Pas gjendjes së keqe shëndetësore, foshnja u dorëzua për mjekim tek mjekët, por fatkeqësisht ndërroi jetë pak orë pasi u dërgua në spital. Ndërkohë pas ngjarjes tragjike, ka folur për mediat babai i viktimës. Agim Islami, baba i shtatë fëmijëve të tjerë, ka thënë para kamerave që vajza u sëmurë para një jave dhe fill pas kësaj e kishte çuar për vizitë tek mjeku, ndërsa ky i fundit i kishte thënë se ishte thjesht një virozë e stinës.

Babai i vajzës 3 vjeçare:

Goca 2 vjeç e gjysmë, nuk ishte sëmurë asnjëherë. U sëmur para 8-9 ditësh. E çova për vizitë, më tha mjeku; virozë. Më dha një qese me ilaçe e ikëm në shtëpi. Dje u bë keq, filloi t’i nxihej buza. E solla në spital, i bënë dy bidonë me serum, por goca vdiq. Më kanë thënë virozë. Se di se si më iku goca. S’ja di as emrin mjeku. S’na kanë dhënë gjë për shkaqet e gocës

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit