Fëmijët do birësohen nga komuniteti LGBT? Ministrja: S’ka gjë më të bukur se të japësh dashuri

Fëmijët do birësohen nga komuniteti LGBT? Ministrja:…

Amendamenti më i ri, ku pretendohet se do i japë fund diskriminimit të prindërve të fëmijës që kanë të njëjtën gjini ku nëna dhe babai do të ‘zëvëndësohen’ me Prindi 1 dhe Prindi 2 dhe birësimi i fëmijëve nga ky komunitet, ka krijuar debate në vend. Lidhur me birësimin e fëmijëve nga komuniteti LGBT, ka folur edhe ministrja e shtetit për të rinjtë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi. E pyetur për çështjen në fjalë, ajo ka deklaruar se birësimi është diçka e bukur, teksa ka theksuar se është fantastike të dhurosh dashuri për një fëmijë.

Bora Muzhaqi:

Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe është fantastike kur ti mund t’i japësh një fëmije i cili nuk ka dashuri njerëzore dhe pastaj pjesa tjetër duhen diskutuar, menduar por e rëndësishme është që s’ka gjë më të bukur se birësimi, të paktën për ata që nuk kanë fëmijë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit