
Lufta në Rripin e Gazës është kthyer në qendrën e vëmendjes në të gjithë botën. Gjithçka nisi në 7 tetor kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin.
Kundërpërgjigjia e shtetit hebre ishte e menjëhershme dhe shumë e ashpër. Që nga ajo ditë Gaza bombardohet çdo ditë nga forcat izraelite.
Siç do luftë tjetër, edhe në këtë konflikt nuk ka munguar propaganda. Një video është bërë virale në internet ku shfaqen disa fëmijë Izraelit, që i këndojnë luftës me fjalët: Për një vit, do ti eleminojmë ata në Gaza.
Kjo thirrje duket se mesazh i qartë që Izraeli nuk do ti ndalojë sulmet deri në eliminimin e plotë të Hamasit.
Kujtojmë se që nga fillimi i konflikt, më shumë se 13 mijë njerëz kanë humbur jetën në Rripin e Gazës, mes tyre 5500 fëmijë dhe 3500 gra.