"Fëmijët kanë dy vite që s'e përqafojnë të atin" Elibiona kërkon ndihmë për të përballuar sëmundjen e bashkëshortit

“Fëmijët kanë dy vite që s’e përqafojnë…

Ata ishin një familje e bukur dhe e shëndetshme. Ferdindandi, Elibiona dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.

Por sot nuk është kështu…

Fëmijë  shohin babain e tyre që dergjet në shtrat, janë të vegjël dhjetë dhe katër vjeç nuk e kuptojnë se sa e vështirë është për të, që të qëndrojë aty pa i marrë në krahë dhe pa i dhënë dashuri.

Elibionës i ka rënë mbi shpatulla një barrë e rëndë, e vështirë, ekonomike dhe emocionale.

Ferdinand Kadriaj vuan nga “Mieloma multiplo” lloj i kancerit i cili prek gjakun.

Mieloma e shumëfishtë është një kancer që formohet në një lloj qelize të bardhë të gjakut të quajtur qelizë plazmatike.

Elibiona punon në fasoneri dhe pagesa e saj është 40.000 lekë të reja, ndërsa asistenca për sëmundjen e bashkëshortit është 13.000 të reja, por këto para nuk janë të mjaftueshme për shpenzimet mujore.

Ajo tha se çdo muaj duhet të blejë një gjilpërë qetësuese e cila kushton 550 euro gjithashtu ajo vjen çdo javë në Tiranë për vizitat e Ferdidandit.

Ajo i lutet të gjithë shqiptarëve, ta ndihmojnë!

“Ai kërkon ndihmë dhe unë nuk kam më fuqi, nuk di si ta ndihmoj.”

https://www.gofundme.com/f/te-ndihmojme-fredin

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit