“Fëmijët kanë vdekur”/ Qytetarët pushtojnë Kapitolin, pas sulmit në Nashville

“Fëmijët kanë vdekur”/ Qytetarët pushtojnë Kapitolin, pas…

Qindra fëmijë të shkollës, adoleshentë dhe prindër u mblodhën në Tennessee Capitol për të protestuar për ligje më të forta të kontrollit të armëve, tre ditë pasi një transgjinore 28-vjeç, hapi zjarr në një shkollë private në Nashville, duke lënë të vdekur 6 persona, mes tyre 3 fëmijë.

Thirrjet “Shpëtoni fëmijët tanë!” bënë jehonë të zhurmshme në korridoret midis dhomave të Senatit të shtetit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, në Kapitol. Disa qytetarë mes tyre edhe fëmijë në heshtje hynë galerinë e dhomës së Senatit, duke mbajtur pankarta në duar ku shkruhej “Unë jam nëntë vjeç”, një referencë për moshën e tre fëmijëve që vdiqën në sulmin e së hënës. Shumica e protestuesve u nxorrën më pas nga galeria pasi disa filluan t’u bërtisnin ligjvënësve: “Fëmijët kanë vdekur!”

Armët e zjarrit u bënë kohët e fundit shkaku numër një i vdekjeve për fëmijët dhe adoleshentët në Shtetet e Bashkuara, duke tejkaluar vdekjet e automjeteve dhe ato të shkaktuara nga lëndime të tjera, sipas një analize nga KFF, një organizatë jofitimprurëse që ofron analiza dhe gazetari të politikave shëndetësore. Që nga masakra e shkollës së mesme Columbine në vitin 1999, 175 njerëz kanë vdekur në 15 ngjarje masive të të shtënave të lidhura me shkollat dhe kolegjet amerikane.

Në Uashington DC, republikanët nuk treguan vullnet për të kaluar më shumë kufizime për armët. Tim Burchett, një republikan i Tenesit që përfaqëson zonën e Knoxville, tha se Kongresi nuk do të zgjidhë problemet që çuan në të shtënat e së hënës. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit