Fëmijët me autizëm nuk kanë mësues ndihmës, prindërit: Duhet të nisin nga kopshtet

Fëmijët me autizëm nuk kanë mësues ndihmës,…

Fëmijët me autizëm kërkojnë një kujdes të veçantë, krahasuar me fëmijët e tjerë. çrregullimi neurobiologjik i trurit te fëmijët e prekur shkakton frenim të zhvillimit si dhe një gjendje të vështirë për edukim. Autizmi shfaqet te famijët në moshat 1.5-2 vjeç. Në fazën kur ata bëhen gati për të shkuar në kopësht, prindërit kanë frikë t’i dërgojnë pasi këto institucione nuk kanë mësues ndihmës.

Mësuesi ndihmës duhet të fillojë që nga kopështi. Nuk ka më mësues ndihmës vetëm në klasën e parë dhe që futen vetëm nga klasa e parë deri në shkollën e mesme. Aty ka vetëm dy vite që është futur. Në universitete nuk ekzisto fare mësuesi ndihmës,” tha Eglantina Bajrami, pjesë e Klubit Kombëtar të Prindërve.

Në shumë bashki thotë Eglantina, mungojnë qendrat multidisiplinare për fëmijët e këtij spektri.

“Është për të ardhur keq që shumë bashki akoma nuk e kanë kuptuar që nga shtatori i 2018 të gjitha qëndrat janë në varësi të bashkive dhe është detyra e tyre të hapin qendrat e të trajtojnë fëmijët me autizëm” tha ajo.

Rritja e një fëmije me autizëm ka kosto financiare të larta. Prindërit e kanë të papërballueshme mbullimin e kostove, ndaj kërkojnë ndihmë.

“Janë kosto shumë të mëdha, sakrifica shumë të mëdha,”Për pjesën e praktikës hasim shumë vështirësi, nuk ia dalim dot për këtë kemp që marrim. Është shumë e ulët, plus që merr dhe ilaçe, disa jo me rimbursim,” tha nëna e një fëmije autik.

Sipas të dhënave të institucioneve rezulton se në Shqipëri janë afro 4 mijë persona me autizëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit