Fëmijët në Gaza po përballen me kushte të tmerrshme

Fëmijët në Gaza po përballen me kushte…

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Që pas nisjes së luftës, numri i viktimave dhe të plagosurve është rritur ndjeshëm teksa territori i përfshirë nga lufta vazhdon të jetë vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët.

Zëvendësshefi i agjencisë për fëmijët i Kombeve të Bashkuara. Ted Chaiban, pas përfundimit të vizitës treditore në Gaza, tha se që nga vizita e tij paraprake në këtë territor dy muaj më parë situata ka shkuar nga katastrofike në buzë kolapsit.

“Nëse vazhdon ky trend i përkeqësimit të kushteve, ne mund të shohim vdekje si pasojë e konfliktit pa dallim të shoqëruara me vdekje për shkak të sëmundjeve dhe urisë”, tha përmes një deklarate zëvendësshefi i UNICEF-it.

Chaiban tha se të martën ishte takuar me një vajzë 11-vjeçare, e quajtur Sama, në spitalin al-Nasser në Han Junis. Ajo po luante me miqtë e saj kur një copëz e predhës e goditi në stomak, duke bërë që ajo të humbte shpretkën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit