Fëmijët në Shqipëri po rriten me probleme, shkak edhe largimi i prindërve në emigrim

Fëmijët në Shqipëri po rriten me probleme,…

Fëmijët në Shqipëri po shfaqin gjithmonë e më tepër probleme me sjelljen, karakterin si dhe në formimin e tyre. Ndër aryset që ndikon është edhe largimi i prindërve ose njërit prej prindërve në emigrim. Familjet në vendin tonë janë rrudhur dhe shka është gjendja e vështirë ekonomike. Një në katër familje në Shqipëri jetojnë me të ardhurat nga emigrimi, shifër kjo që rritet vit pas viti.

Kjo vështirësi e lidhur me mungesën e prindit për ta pasur të gjithë familjen në shtëpi, bën që fëmijët ta përjetojnë më shumë. Këto gjetje janë analizuar nga Banka Botërore, e cila thotë se mbi 184 milionë njerëz ose 2.3% e popullsisë së botës, sot jetojnë jashtë shtetit të tyre të origjinës.

Numrin e lartë të emigrantëve shqiptarë e konfirmojnë edhe remitancat në rritje. Për vitin që lamë pas, ata dërguan 834 milionë euro, niveli më i lartë prej 2008-s. Mirëpo paratë nuk po e blejnë dot e as nuk po e ushqejnë nevojën që kanë fëmijët për të pasur prindërit afër.

Shumë prej tyre sipas Bankës Botërore nuk shkojnë rregullisht në shkollë si dhe janë më të dobët nga ana financiare sesa bashkëmoshatarët e tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit