Feministja Zhaklin Lekatari revoltohet me Erjola Doçin: Këto vajza duhen riedukuar!

Feministja Zhaklin Lekatari revoltohet me Erjola Doçin:…

Disa ditë më parë modelja Eriola Doçi u shpreh se harxhon 5 mijë euro në muaj dhe se meshkuj të shumtë i propozojnë shumë të majme, për të kaluar një natë me të.

Blogerja Zhaklin Lekatari ka reaguar e revoltuar pas kësaj deklarate. Ajo thotë se ka punuar në tre punë për të patur gjërat bazike. Më tej, në një postim në rrjetet sociale shkruan se promovohen qelbërsirllëqe. Blogerja thotë se këto lloj vajzash duhen riedukuar sepse sekzismi që kanë është më i rrezikshëm se ai i gjinisë tjetër.

Më duket sikur duan ta zhbëjnë edukatën e punës dhe promovojnë qelbësirllëqe nëpër portale. Ku ka përfunduar gazetaria. Pse fck duhet të jetë lajm kjo gjë, pse”, shkruan ajo e revoltuar.

Më tej ajo shton se: “Cili është lajmi që na duhet ne si qytetarë? Pse duhet promovuar kjo bisedë? Cilat janë vlerat për të rinjtë dhe adoleshentët? Cili është shembulli kur një grua deklaron që suksesi është kur një burrë do të të dhurojë pasurinë? Ore këto vajza duhen riedukuar sepse sekzismi që kanë është më i rrezikshëm se ai i gjinisë tjetër. Beauty fades, stupidity is forever”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit