
Fenomeni El Nino ka bërë që në Brazil të regjistrohen temperaturat më të nxehta deri në 44.8C. Rekordi u regjistrua të dielën në qytetin Araçuaí, në shtetin juglindor të Brazilit Minas Gerais. Moti i është atribuar fenomenit El Niño dhe ndryshimeve klimatike.
Parashikuesit thonë se këtë javë pritet të ulen temperaturat Sipas Institutit Kombëtar të Meteorologjisë (Inmet), vetëm tre kryeqytete shtetërore do të regjistrojnë temperatura që i afrohen 40 gradë Celsius, raportoi CNN Brasil.
Agjencia qeveritare tha se niveli i lartë i temperaturëës në Araçuaí prej 44.8C kishte mposhtur rekordin e mëparshëm të vendit prej 44.7C, i matur në 2005. Vapa ka shkaktuar alarm të kuq në të gjithë vendin, një muaj para fillimit të verës në hemisferën jugore.
Ndërkohë Taylor Sëift anuloi një nga koncertet e saj në Rio de Zhaneiro pasi një fanse u sëmur dhe ndërroi jetë para një shfaqjeje të premten. 23-vjeçarja Ana Clara Benevides Machado kishte kërkuar ndihmë në stadium pasi nuk ishte ndjerë mirë.
Ajo u transferua në spital, por humbi jetën një orë më vonë. Hulumtimi zyrtar i publikuar dy javë më parë tregoi se temperatura mesatare në vend kishte qenë mbi mesataren historike nga korriku deri në tetor