Ferma e kanabisit prodhoi 1 mln sterlina drogë, kapet shqiptari

Ferma e kanabisit prodhoi 1 mln sterlina…

Një fermë gjigante kanabisi u zbulua në Bradford të Anglisë. Sipas medieve angleze, ferma mendohet se ka prodhuar të paktën 1 milion sterlina drogë.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pas lajmërimeve për lëvizje të dyshimta te ish-shkolla e kthyer në fermë kanabisi.

Tre ‘kopshtarë’ u arratisën nga vendi i ngjarjes. Policia kapi vetëm njëri prej tyre, shqiptarin Jetnor Cuka.

48-vjeçari tha se kishte dy muaj që jetonte aty, por nuk kishte marrë asnjë pagesë. Ai i tha se i detyrohej bandës së drogës një shumë prej 22 mijë sterlina për udhëtimin drejt Britanisë.

Gjykatësi tha se ky ishte një shembull i qartë i skllavërisë moderne. Shqiptari u dënua me 16 muaj burg, të pezulluar për 12 muaj.

Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit