"Ferma" me kanabis në Berat, zbulohen emrat e 9 burrave që ruanin me armë drogën

“Ferma” me kanabis në Berat, zbulohen emrat…

Një sasi e madhe kanabis u sekuestrua ditën e djeshme në fshatin Dronovic të Bashkisë Dimal.

Në tokën prej 8 hektarë punonin 95 gra dhe 9 burra që qëndronin të armatosur për të ruajtur kultivimin e kanabisit.

Nga 8 hektarë totali i tokës, u konstatua se ishte korrur dhe paketuar rreth 6 hektarë, dy hektarët po përgatiteshin për paketim.

9 burra dhe dy gra janë arrestuar, teksa në këtë fermë punonin vajza dhe gra nga mosha 15 deri 65 vjeçe.

Punëtorët pagueshin rreth 50 mijë lekë për ditë pune.

Emrat dhe vendbanimet e burrave të arrestuar, të cilët ruanin ambientet me armë:

1-Jurgen Haxhi Ujkaj, i datëlindjes 11.07.1999, banues në Koplik 

2-Bashkim Mehmet Mema, i datëlindjes 31.05.1974, banues në Zallher 

3-Sidrit Zaim Bisha, i datëlindjes 24.06.1995, banues në Ishull Lezh 

4-Endrit Gëzim Xheka, i datëlindjes 03.02.1992, banues në Fush krujë Nikël. 

5-Edison Bashkim Mema, i datëlindjes 17.03.2002, banues në Zallher 

6-Mirvaldo Mondi Disha, i datëlindjes 03.11.1998, banues në Nikël Fushë Krujë 

7-Hamdi Veli Dyli, i datëlindjes 25.12.1986, banues në Dronovic, pronari që kishte lënë me qera serat. 

8-Blerim Beqir Xheka, i datëlindjes 18.02.1980, banues në Nikēl Fushë Krujë 

9-Samuel Gëzim Lushaj, i datëlindjes 11.04.2000, banues në Shkodër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit