Fermerët dhe blegtorët nuk kanë marrë mbështetje

Fermerët dhe blegtorët nuk kanë marrë mbështetje

Pandemia e Covid—9 ka dëmtuar shumë fermerët dhe blegtorët të cilët nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti në këtë kohë të vështirë.
Nevruzi prej vitesh merret me blegtori. Ai tregon për Vizion Plus se ashtu si shumë sektorë të tjerë të ekonomisë, pandemia ka dëmtuar rëndë edhe blegtorinë.

I ndodhur në këtë situatë dhe pa mbështetje Nevruzi thotë se shumë shpejt do t’i shesë të gjitha bagëtitë pasi prej disa vitesh nuk po merr as subvencione nga ministria e bujqësisë.

Në qarkun e Elbasanit numri i blegtorëve prej muajit dhjetor ka ardhur duke u ulur. Problematika pranohet edhe nga drejtoria e rajonale e shërbimit veterinar, por sipas saj, kjo gjë ka ardhur si rrjedhojë e emigracionit.

Situatë e vështirë paraqitet edhe për blegtorët në zona të tjera të vendit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit