Fermerët e Konispoliti hedhin mandarinat në përrua, asnjë dëmshpërblim

Fermerët e Konispoliti hedhin mandarinat në përrua,…

Fermerët e fshatrave të Konispolit që merren me kultivimin e mandarinës, këtë vit kanë dalë me humbje të madhe nga puna e tyre!

Breshëri që përfshiu zonën e jugut në fillim të vjeshtës së vitit të shkuar, shkaktoi dëmtim të produktit të fermerëve pasojat e të cilit janë shfaqur në këtë kohë nga çmimi i ulët dhe cilësia e dobët e mandarinave.

Shumë fermerë gjatë javës së fundit kanë vjelur prodhimin e tyre me qëllimin e vetëm për ta pastruar nga ara, dhe për ta hedhur në përrua! Fatkeqësisht edhe ata që nuk patën dëme nga breshëri janë përballur me çmimin e 30 lekëve/kg, që për ta nuk justifikon as koston e punës së bërë. Fermerët thonë se mandarinat u shitën pa asnjë lloj fitimi, ndërsa për pjesën e dëmtuar nuk është interesuar askush prej institucioneve për të ofruar mbështetje financiare ose dëmshpërblim.

Ministria e Bujqësisë edhe në këtë rast ka ‘fjetur gjumë’, duke mos iu gjendur pranë fermerëve ashtu siç po bën me blegtorët të cilët kanë dy javë që protestojnë për çmimin e ulët të qumështit, mungesën e subvencioneve dhe kullotave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit