Fermerët e Lushnjes mbushin rrugë me perime: Mos abuzoni me çmimet

Fermerët e Lushnjes mbushin rrugë me perime:…

Fermerët e Beratit dhe të Lushnjes janë ngritur ketë të hënë në protestë, pasi ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike dhe produktet e tyre nuk po vlerësohen.

Me pankarta në duar dhe me perimet e tokave me vete, fermerët kanë bllokuar për disa minuta aksin rrugor Berat-Lushnje duke protestuar. Gjatë protestës ata janë shprehur se domatet e tyre shiten me 20 lekë nga arra, dhe në tregjet e Tiranës kanë vlerë shumëfish më të madhe gati 160 lekë për kg.

Situata paraqitet e njëjtë edhe për prodhime të tjera të sezonit si kastravecët dhe karotat, të cilat po ashtu nuk vlerësohen. Gjendur në këtë situatë, fermerët kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për normalizimin e çmimeve të tregut, për shkak se kostoja e prodhimit është më e madhe se fitimi. Kjo gjë ua vështirëson mbijetesën në treg fermerëve, të cilëve jo pak herë u mbesin prodhimet pa shitur.

Kërkesat e tyre sot ishin ‘Zbatimi i ligjit’, dhe ‘Mos abuzimi me çmimet e prodhimeve’. Gjatë protestës pati edhe përplasje me forcat e policisë, teksa fermerët hodhën perimet në rrugë!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit