
Lodhja e fermerëve vijon të shkoj dëm, pasi ata prej kohësh janë lënë jashtë vëmendjes së qeverisë.
Mungesa e tregut për shitjen e perimeve është një problem masiv për fermerët në Shqipëri. Si çdo vit ndodh që malli që ata prodhojnë të përfundojë në plehra për shkak të mos shitjes, ose t’ia u hedhin lopëve
Një rast i tillë ka ndodhur dhe këtë vit në fshatin Mizë dhe Kamenic të Lushnjes. Të gjithë fermerët që prodhojnë tranguj nuk kanë patur mundësi që të shesin prodhimet e tyre. Kjo ka bërë që ata të hedhin tonelata me tranguj në plehra, për shkak se nuk i ble askush.
Fermerët që kanë kultivuar tranguj janë bllokuar dhe nuk ka fare kërkesë për shitje. Po ashtu edhe nga pikat e grumbullimit është ndërprerë mbledhja e prodhimeve të trangullit.
Përveç lodhjes, fermerët kanë hedhur në kosh edhe kostot e prodhimit, të cilët nuk subvencionohen nga ana e shtetit.