Fermerët në pikë të hallit: Po vazhdoi kështu, do t'i heqim serat

Fermerët në pikë të hallit: Po vazhdoi…

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i ka publikuar të plota, shqetësimet që i janë shprehur nga fermerët e Divjakës dhe Karbunarës në Lushnjë, të cilët nuk po arrijnë dot të shesin prodhimet e tyre.

Në videon e publikuar prej tij në FB, Basha shtoi këto radhë: “Banorët dhe fermerët e Divjakës dhe Karbunarës janë të shqetësuar për situatën e rënduar në sektorin e bujqësisë. Deri më sot ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë konkrete nga qeveria.

Ata nuk po nuk arrijnë të shesin prodhimet dhe po konkurrohen nga produktet e importit të cilat vijnë të subvencionuara nga vendet e origjinës. Ramavirusi ka goditur çdo qelizë të ekonomisë dhe biznesit shqiptar, dhe po dëmton rëndë e rrënon fermerët e lënë krejtësisht pa mbështetje.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit