Fermerët nisin protestë me traktora dhe në Shqipëri

Fermerët nisin protestë me traktora dhe në…

Pas protestave të vrullshme të fermerëve dhe blegtorëve që kanë përfshirë disa vende të Evropës, protestat me traktorë tashmë kanë ardhur dhe në vendin tonë.

Këtë të shtunë fermerët e Devollit kanë marrë traktorët dhe kanë protestuar para Drejtorisë së Bujqësisë. Të lënë në harresë nga ministria e linjës, pa përkrahje dhe subvencione, jetesa e tyre është bërë shumë e vështirë.

Janë disa kërkesa që ata parashtrojnë si më të nevojshmet që duan ndërhyrje emergjente. Mes tyre rimbursimin për çdo litër qumësht, naftën pa taksa për mjetet bujqësore dhe subvencione për produktet e plehrave kimike. Fermerët kanë paralajmëruar se nga dita e sotme protestat do të jenë intensive në të gjithë qytetet e vendit, dhe do të kulmojnë në kryeqytet përpara ministrisë së Bujqësisë.

Ata thonë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre, të cilat po i shtynë drejt falimentit. Blegtorët sot e shesin qumështin me një çmim shumë nën kosto, teksa monopolizimi i tregut nga fabrikat e mëdha ua ka vështirësuar jetesën.

Më parë blegtorët e Jugut janë ngritur në dhe të Myzeqesë janë ngritur në protesta duke bllokuar rrugët, pasi thonë se asnjë masë nuk është ndërmarrë prej 30 vitesh për mirëmbajtjen e kullotave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit