Fermerët nisin protestën: Shteti të na mbjellë farën, nuk kemi marrë kompensim

Fermerët nisin protestën: Shteti të na mbjellë…

Fermerët e fshatrave Kutallis, Drenovic, Rerez, Gorican, Pobrat, Velmish, Strum, Suk etj, janë mbledhur bashkë, teksa siç kishin paralajmëruar kanë protestuar kundër diskriminimit që po u bëhet nga ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural. Të bërë bashkë, fermerët kërkojnë kompensim nga ana e shtetit për farat që u kanë dalë jashtë përdorimit për shkak se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i nxori si fara të dëmshme që përdoreshin për të rritur produktet.

Fermerët:

Ne kërkojmë të gjendet fajtori qysh tek. Vetëm për farën është kjo luftë. Duam të gjejmë kush është tjetër që merret me këtë punë. Të gjejë drejtësinë. Ne rrimë në serë e punojmë atje jo si tjerët që rrinë në kompjutera. Nuk e mbjellim dot më. Edhe ajo 10% nuk ka mundësi, nuk e gjejmë dot këtë. Unë kam 3 dynym serra dhe për ato nuk kam marrë asnjë lloj kompensimi. Shteti të vijë e të na mbjelli farën të paktën. Mos të vijë shteti tani të çojë AKU-në e të marrin rryshfet atje e më pas të thonë se kanë marrë. Fermerët do vazhdojnë derisa tu gjendet e drejta. Nëse shteti nuk merr masa deri në Tiranë do shkojmë do bëjmë grevë urie. Ne nuk kemi më zgjidhje tjetër veçse të ikim në emigracion. Rrezik do vijë banka të na marri shtëpinë tani. Të na japin të paktën farishtet, tjetër gjë nuk po kërkojmë se kemi pa paguar edhe kreditë për plehrat e marra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit