Fermerët polakë në grevë, bllokojnë kufirin me Ukrainën

Fermerët polakë në grevë, bllokojnë kufirin me…

Fermerët polakë kanë hyrë në grevë urie. Ata kanë bllokuar pikat kufitare me Ukrainën ndërsa protestat e tyre kanë shkaktuar ndërprerje në 250 vende në mbarë vendin. Fermerët polakë janë të irrituar me masat e Bashkimit Evropian për ndryshimet klimatike dhe futjen e produkteve bujqësore ukrainase në vend.

Radhë të gjata traktorësh janë vendosur në disa pika kufitare me Ukrainën dhe në autostrada përreth qyteteve në të gjithë vendin. Policia në Varshavë njoftoi për bllokim të trafikut të automjeteve në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në kufirin me Ukrainën.

Në Poznan, rreth 300 kilometra në perëndim të Varshavës, fermerët parkuan rreth 1000 traktorë përpara zyrave të qeverisë rajonale. Sindikata e fermerëve të Polonisë njoftoi të premten fillimin e një greve të përgjithshme që do të zgjasë 1 muaj.

Ministri i Bujqësisë polake, Czesław Siekierski, tha se fermerët grevistë kanë ankesa legjitime dhe po “protestojnë në interes të të gjithë konsumatorëve”. Fermerët polakë iu bashkuan një serie më të gjerë protestash të fermerëve në vende të ndryshme të Evropës gjatë javëve të fundit, përfshirë Gjermaninë, Francën, Rumaninë, Greqinë, Lituaninë, Belgjikën dhe Letoninë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit