Fermerët polakë protestojnë kundër politikave të BE-së

Fermerët polakë protestojnë kundër politikave të BE-së

Protesta e fermerëve polakë që nisi në fillim të shkurtit është përshkallëzuar të martën e 27 shkurtit. Ata janë kundër importeve të ushqimit nga Ukraina dhe rregullave të gjelbra të Bashkimit Evropian. Në rrugët e Varshavës mijëra protestues mbajtën në duar flamurin kombëtar dhe u ranë borive.

Fermerët polakë më pas u nisën rejt zyrës së kryeministrit. “Ne po protestojmë sepse duam që ‘Marrëveshja e gjelbër’ të largohet, pasi ajo, me kostot e saj, do t’i çojë fermat tona drejt falimentimit”, tha Kamil Wojciechowski, një fermer nga Izbica Kujawska në Poloninë qendrore.

Fermerët në të gjithë Evropën, për javë të tëra, kanë protestuar kundër kufizimeve të vendosura mbi ta, nga rregullat e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së që synojnë të trajtojnë ndryshimet klimatike, si dhe kostot në rritje dhe atë që ata thonë se është konkurrenca e pandershme nga jashtë BE-së, veçanërisht Ukraina.

Sipas mediave të huaja kryeministri polak, Donald Tusk, tha gjatë një vizite në Pragë të martën se BE-ja duhet të zgjidhë problemet e krijuara nga vendimi i saj për të hapur kufijtë e saj për importet e produkteve ushqimore ukrainase, pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit