Fermerët rrethojnë Parisin dhe kërcënojnë me bllokadë

Fermerët rrethojnë Parisin dhe kërcënojnë me bllokadë

Fermerët francezë vazhdojnë me protestat e tyre duke bllokuar rrugët kryesore që të çojnë në Paris. Fermerët që pretendojnë se po luftojnë për mbijetesë thonë se nuk do të heqin dorë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.. Drejtuesit e dy sindikatave më të mëdha bujqësore të Francës thanë të shtunën se anëtarët e tyre nga rajonet përreth Parisit do të fillojnë një rrethim të pacaktuar të kryeqytetit.

“Të gjitha rrugët kryesore që të çojnë në kryeqytet do të pushtohen nga fshatarët ,” shtuan ata, duke synuar të bëjnë presion ndaj qeverisë për të përmbushur kërkesat e tyre në lidhje me pagat dhe taksat.

Sipas të dhënave të fundit, nga ora 14:00 këtë të diel, fermerët francezë me traktorë do të nisin të mblidhen në akset kryesore rreth Parisit për të bllokuar gradualisht furnizimin e kryeqytetit francez për një javë. Fermerët nga rajoni Lot-et-Garonne, një nga vatrat e lëvizjes së protestës në Francën jugore, kishin njoftuar tashmë synimin e tyre për të “shkuar në Paris” të hënën, duke synuar të bllokojnë tregun e madh të shumicës së ushqimeve Rungis, në jug të kryeqytetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit