Fermerët shqiptarë si në mesjetë/ Banka Botërore: Më pak të mbështeturit në Rajon

Fermerët shqiptarë si në mesjetë/ Banka Botërore:…

Shqipëria është një nga vendet më prodhuese në sektorin e bujqësisë në Rajon, por ka fermerët më të varfër. Më shumë se 500 mijë shqiptarë punojnë në fshat, ku shumica prej tyre bujqësinë e kanë të vetmen mënyrë jetese. Mirëpo megjithë sakrificën që fermerët bëjnë për tokën dhe për prodhimet bujqësore, nuk mbështeten thuajëse fare nga Ministria e Bujqësisë dhe qeveria shqiptare.

Banka Botërore në raportin e fundit ekonomik për Ballkanin Perëndimor vuri në pah se kriza e krijuar e përkeqësoi mbështetjen ndaj fermerëve, të cilët janë baza e sigurisë afatgjatë për prodhimin e ushqimit. Në këtë analizë, Shqipëria ka mbështetjen më të ulët për fermerët, me vetëm 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, më e ulëta kjo në Rajon.

Mali i Zi aplikoi ulje të taksave, Maqedonia e Veriut, ulje të taksave dhe kufizim të eksportit, Serbia reduktim të tarifave të eksportit, ndërsa Shqipëria synon kontroll të çmimeve me borde qeveritare. Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova ofruan fonde shtesë të konsiderueshme për fermerët, mesatarisht 0.33 për qind të PBB-së” – thuhet në raportin e BB.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit