Fermeri proteston i vetëm para Kuvendit: Miliona euro shkojnë për oligarkët

Fermeri proteston i vetëm para Kuvendit: Miliona…

Një fermer edhe pse i vetëm po proteston para Kuvendit. Me një pankartë ku shkruhet “Fermeri kërkon drejtësi nga Kuvendi dhe SPAK” ai kërkon drejtësi për të gjithë fermerët.

Ai thekson se janë bërë abuzime me fondet e Bashkimit Europian. Sipas tij, këto fonde duhet të ndërpriten pasi nuk i shërbejnë fermerëve, por vetëm oligarkëve dhe firmave fantazmë.

Ai shton se me firmën e ministres janë abuzuar me miliona lekë.

“Unë kërkoj drejtësi për të gjithë fermerët për abuzimet që janë bërë nga fondet e Bashkimit Europian. Miliona euro shkuan për oligarkë, firma fantazma, që me firmën e ministres Frida janë abuzuar me miliona lekë.

Unë fermer me 10 hektarë tokë, u shpalla fitues dhe nuk e aprovoj dot. Kërkoj nga BE që këto fonde që jepen falas këtu në Shqipërim, të ndërpriten. Këto para falas merren vetëm për oligarkët.”-është shprehur ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit