Fermeri shqiptar kultivon domaten e rrallë që ka një çmim...

Fermeri shqiptar kultivon domaten e rrallë që…

Shkoi të blejë domate të quajtur “zemër kau”, por tregtari e mashtroi dhe ferma e tij u kthye në një “thesar” fitimprurës.

Si nisi historia

Një ditë të bukur, Albani shkon tek një i njohuri i tij që merrej me tregtimin e shitjes së farave. I riu kërkon që të blejë domaten e quajtur “zemër kau”, për ta mbjellë në tokën e tij. Ky varietet prodhon 3-4 kokrra, të cilat shkojnë deri në 1 kg secila. Fermeri mendoi që do arrinte të siguronte disa të ardhura të kënaqshme financiare.

Çfarë nuk po shkonte me investimin e tij

Kur fidani nisi të çelte u vu re anomalia e parë. Rrënja e domates që në momentin e parë kishte 12-13 lule. Kjo e habiti por njëkohësisht edhe e lumturoi Albanin. “Kush e di se sa kg domate do shes për rrënjë!”, mendoi.

Si u njoh me vlerat e domates dhe çmimin marramendës

Albani shqetësimin e tij nisi që ta ndante me miqtë, kur një ditë të bukur bie në kontakt me një tregtar nga Tirana. Ky i fundit i foli për cilësitë e veçanta të domates. Bëhej fjalë për një varietet të eksperimentuar për herë të parë në vitin 2019. Një kg i kësaj domateje të vogël shkonte deri në 30 euro në Itali, për shkak të vlerave ushqyese. Albani nisi kërkimet në internet për të kuptuar se për çfarë bëhej fjalë në të vërtetë.

Sa e shet Albani 1 kg domate

I riu e shet 500 lekë të reja kg këtë domate. Thotë që është i kënaqur me aq sa ka fituar. “Jam shumë i kënaqur sepse domatja tjetër po shitet me 30-40 kg, kurse unë e shes me 500 lekë të reja. Për këtë vit kam mbjellë rreth 500 metra katrorë tokë dhe vitin tjetër do e kultivoj sërish”.

Kjo është historia e Alban Cakallit, 35-vjeçarit nga Mamurrasi.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit