Ferrari me 231 km/h në Fier, kapet polaku me patentë false

Ferrari me 231 km/h në Fier, kapet…

Vazhdon çmenduria në bajpasin e Fierit. Kësaj radhet kapet polaku me një Ferrari. Ai po lëvizte me 231 km në orë.

Një 50-vjeçar nga Polonia, është arrestuar nga policia në Fier, pasi është kapur me shpejtësi tej normave të lejuar dhe me patentë të falsifikuar. 50-vjeçari ishte duke lëvizur me një automjet tip “Ferrari”, me shpejtësi 231 km/h.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti punonjësve të Policisë, ishte e falsifikuar.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. S., për veprat penale “Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Për këtë shtetas u vendos edhe masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni.

Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit