Festa e Abaz Aliut, Presidenti Meta: Vitin e ardhshëm, festojmë pa kufizime e distanca fizike

Festa e Abaz Aliut, Presidenti Meta: Vitin…

Ai e ka bërë zakon tashmë që çdo verë të ndajë me ndjekësit e tij të shumtë në rrjetet sociale foto nga malet e Shqipërisë.

Por këtë vit, Presidenti Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Shenjtë të Abaz Aliut, me një foto nga lartësitë e malit të Tomorrit.

Teksa sjell në vëmendje disa vargje kushtuar Abaz Aliut, Kreu i Shtetit, përcjell urimin e tij, duke thënë se: “vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike!”

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

“Abaz Aliu zu’ Tomorr,

Erdhi afër nesh,

Shqipëria s’mbet e gjorë”

Se Zoti e desh”.

Gëzuar të gjithë besimtarëve dhe popullit shqiptar, Festën e Shenjtë të Abaz Aliut!

Me shëndet e mbarësi në familjet Tuaja!

Me besimin se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike! ??”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit