Festa e Bektashinjve në malin e Tomorrit, Baba Mondi: Njerëzit po luten që e kèqja të marrë fund...

Festa e Bektashinjve në malin e Tomorrit,…

Bashkë me festën e Abaz Aliut, kanë nisur edhe ditët e shenjta të pelegrinazhit në malin e Tomorrit nga besimtarët bektashinj.

Me këtë rast, Kryegjyshi Botëror i Bektashianeve, Edmond Brahimaj, ka uruar pikërisht nga teqeja në malin e Tomorrit, të gjithë besimtarët bektashinj, për festën e Shenjtë të Abaz Aliut.

Mes të tjerash, Baba Mondi, është ndalur dhe te situata e shkaktuar nga koronåvirüsi dhe masat që janë ndërmarrë, duke u shprehur se, nuk beson se do të ketë infèktimè dhe se njerëzit, po luten që kjo e kèqè të marrë fund.

“Zoti do të japë paqe dhe dashuri. Njerëzit nuk i ndalojmë dot, e kanë dashurinë ndaj Zotit dhe të mirës. Janë marrë måsat për COVID-in, është bërë dèzinfektimi i zonës.

Njerëzit janë në natyrë dhe nuk besoj që do të ketë infèktim. Prandaj vijmë e lutemi që kjo e kèqe të marrë fund njëherë e mirë”,- tha ai.

Baba Edmond Brahimaj, beson se, numri i besimtarëve që do të shkojnë këtë vit në malin e Tomorrit do të arrijë 400 mijë.

Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë vårrit të Abaz Aliut, kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin lutet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kürban një qengj për veten dhe familjen.

Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë, duke kryer jo vetëm kürbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2417 metra mbi nivelin e detit.

Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit përfundojnë në 25 Gusht.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit