Festa e ditëlindjes së 16-vjeçares kthehet në tragjedi/ Katër të vdekur dhe 28 të plagosur

Festa e ditëlindjes së 16-vjeçares kthehet në…

Katër të rinj u vranë dhe të paktën 28 të tjerë u plagosën në qytetin e vogël të Dadeville, Alabama, kur një person i armatosur hapi zjarr në festën e ditëlindjes së një adoleshenteje. Autoritetet lokale nuk kanë sqaruar ende nëse ndonjë i dyshuar është arrestuar.

“Ky aksion mori jetën e katër personave, në mënyrë tragjike”, tha zëdhënësi i policisë së shtetit Jeremy Buckett në një konferencë shtypi. Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 22:30. me orën lokale të shtunën (5:30 e mëngjesit të së dielës me orën shqiptare), sipas njoftimit të shërbimit të cituar nga raporti i stacionit televiziv WRBL.

Një vajzë adoleshente po festonte ditëlindjen e saj të 16-të, raportoi gazeta Montgomery Advertiser. Vëllai i saj, një gjimnazist, është mes të vdekurve, tha gjyshja e fëmijëve. Ky i ri nuk kishte precedentë penalë. 

Asnjë qytet nuk duhet të përjetojë tragjedi si kjo”, tha shefi i policisë Dadeville, Jonathan Floyd. Dadeville është një komunitet prej 3,000 banorësh në verilindje të Montgomery. 

Presidenti amerikan Joe Biden është informuar për incidentin dhe po monitoron situatën, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit