Festa e Flamurit dhe Pavarësisë/ Yuri Kim shpreh urime: Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur!

Festa e Flamurit dhe Pavarësisë/ Yuri Kim…

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka uruar ditën e Flamurit dhe ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në Tëitter, ajo është shprehur se më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi, duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane.

Yuri Kim ka dëshiruar jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut.

“Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin #kuqezi, duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit & Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!”, ka shkruar ajo. l.k/abcnews.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit