Festa e Halloween që u kthye në tragjedi, shkon në mbi 150 numri i viktimave

Festa e Halloween që u kthye në…

Kanë humbur jetën 151 persona në një përplasje mes turmave të mëdha që festonin Halloween në një zonë të njohur për jetën e natës në kryeqytetin Seoul të Koresë së Jugut.

Agjencia e lajmeve Yonhap citoi shërbimet e urgjencës duke thënë se mbi 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë festimeve në lagjen Itaewon.

Në videot e publikuara dukem qindra trupa njerëzisht në rrugë dhe shpëtimtarë që përpiqen të tërheqin njerëzit e bllokuar nën të tjerët në turmë.

Ndërkohë, Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka thirrur një takim urgjent. Raportohet se kishte rreth 100 mijë persona që po argëtoheshin në zonë gjatë festimeve për Hallowen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit