Festa e Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë harrojnë për pak çaste koronavirusin

Festa e Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë harrojnë…

Kurban Bajrami është festuar nga besimtarët myslimanë në gjithë Shqipërinë. Në Tiranë, Korçë, Berat e Kavajë besimtarët për pak çaste nuk kanë mbajtur distancë apo maska duke u angazhuar tek falja.

Në Tiranë është mbajtur ceremonia nga kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, në Xhaminë e “Kokonozit”. Në Korçë dhe Berat falja është kryer në ambientet e jashtme të xhamive.

Berati këtë vit nuk e festoi në sheshin qëndror të qytetit si zakonisht por besimtarët u zhvendosën tek Xhamia e Plumbit ku një numër i kufizuar besimtarësh qëndronin brenda dhe pjesa tjetër jashtë.

“Festa e Kurban Bajramit festë konfirmon shenjtërinë e të drejtës për të jetuar dhe askujt nuk i takon të derdhë padrejtësisht gjakun e tjetrit,”-ka thënë Muftiu i Beratit Baftjar Këllezi i cili mbajti dhe ligjëratën ditën e sotme.

Po ashtu edhe Kavaja festoi sot Kurban Bajramin teksa qindra besimtarë morën pjesë në ritet dedikuar kësaj dite. KMSH ditën e djeshme nxori masat që duhet të ndjekin besimtarët teksa ndryshe nga vende të tjera u lejua falja në xhami./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit