Festa në Tuz/ Malazezët ankohen: Shqiptarët valëviten flamujt e UÇK-së

Festa në Tuz/ Malazezët ankohen: Shqiptarët valëviten…

Fitorja e Nik Gjeloshaj nga Forumi Shqiptar në Tuz të Malit të Zi, ka sjellë festa dhe rrëmujë. Bëhet me dije se Flamujt e “Shqipërisë së Madhe” dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  që u valëvitën në festën e Forumit Shqiptar në Tuz kanë krijuar shqetësime tek mediat malazeze.

Ata janë ankuar për këto veprime, duke thënë se në këto raste duhen shmangur provokimet. Mbrëmjen e kaluar Forumi Shqiptar fitoi 18 mandate, nga gjithsej 32 mandate këshilli, në zgjedhjet vendore, duke i dhënë edhe një mandat Nik Gjeloshajt.

Pas shpalljes së rezultatit, anëtarët dhe simpatizantët e Forumit Shqiptar festuan fitoren në zgjedhjet lokale në Tuzi me flamujt e “Shqipërisë së madhe”. Simbol i cili nuk pranohet nga malazezët.

Forumi Shqiptar, i cili përbëhet nga një koalicion dhe Alternativat Shqiptare, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, Bashkimi Kombëtar Shqiptar dhe Bashkimi Demokratik në Mal të Zi, në zgjedhjet e fundit vendore fituan 18 mandate, nga gjithsej 32 mandate.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit