Festat| Lodrat me përmbajtje kimikatesh, rrezik për fëmijët

Festat| Lodrat me përmbajtje kimikatesh, rrezik për…

Të qenurit në prag të festave të fundiviti bën që prindër e gjyshër të rendin pas blerejs së dhuratave për fëmijët e tyre. Herë të painformuar e herë të pavetëdijshëm, shpesh fëmijëve u bëhet një dhuratë, në përmbajtje të së cilës ka sasi tepër të lartë kimikatesh.

Rreziku i hapur vijon të jetë më permanent në tregje, teksa jo të gjithë qytetarët i lexojnë etiketat bashkëshoqëruese të lodrave. Por si mund ta dallojmë nëse një lodër është e sigurt apo jo? “Ka barkod sigurie, moshën për fëmijën si dhe markimin me logon “C€””, thotë për A2CNN inspektorja e ISHMT. Neglizhenca e kësaj procedure që konfirmon mallin e certifikuar, mund të dëmtojë shëndetin e fëmijëve.

Deri tani janë bllokuar mbi 3500 lodra të pasigurta, sidomos me origjinë nga Kina. Në vitin 2020 u bllokuan 13 mijë produkte të tilla, teksa në 2019 shifra arriti në mbi 10 mijë lodra.

Puna kryesore e identifikimit dhe e bllokimit të këtyre lodrave i përket doganës, ku në hyrje mund të kthej pas çdo produkt të rrezikshëm, pasi verifikimi një për një i lodrave nga inspektorët e ISHMT, bëhet Akoma më e vështirë për shkak të shpërndarjes së tyre. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit