Festimet masive në Mexico City kthehen në tragjedi, 3 viktima nga asfiksia

Festimet masive në Mexico City kthehen në…

Tre persona kanë humbur jetën nga asfiksia pasi mijëra tifozë mbushën rrugët e Mexico City gjatë festimeve për Kupën e Botës.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi pranë monumentit “Angel of Independence”, ku mijëra tifozë ishin mbledhur për të festuar fitoren 2–0 të Meksikës ndaj Ekuadorit në fazën e 1/16-ave.

Ekipet e emergjencës kanë asistuar tre persona pa ndjenja në zona të ndryshme përgjatë bulevardit “Paseo de la Reforma”, i cili ishte mbyllur për trafik dhe ishte përshtatur për festimet e tifozëve.

Autoritetet bënë të ditur se pas përpjekjeve të avancuara të reanimacionit, u konfirmua vdekja e një burri 44-vjeçar dhe një gruaje 19-vjeçare nga asfiksia. Viktima e tretë ishte një grua 48-vjeçare, e cila u trajtua në një rrugë pranë zonës, por ndërroi jetë pas transportimit në spital.

Kryebashkiakja Clara Brugada u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe u bëri thirrje qytetarëve që “të festojnë gjithmonë me përgjegjësi, kujdes dhe empati”.

Festimet masive nisën pas fitores historike të Meksikës, e cila theu një pritje 40-vjeçare për një fitore në fazën me eliminim direkt në Kupën e Botës, duke siguruar kualifikimin në 1/16-at.

Megjithatë, atmosfera festive u zbeh nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, ku shiheshin ekipet e emergjencës duke trajtuar persona të shtrirë në rrugë, mes turmave të mëdha.

Mexico City, me mbi 20 milionë banorë në zonën metropolitane, është një nga qytetet më të populluara në botë dhe njihet për organizimin e festimeve masive në rrugë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit