Festimet për Ditën e Verës/ Sot devijohet trafiku, bllokohet lëvizja e mjeteve në disa rrugë

Festimet për Ditën e Verës/ Sot devijohet…

Me rastin e Ditës së Verës në Tiranë do të devijohet qarkullimi i makinave për shkak të aktivisteve që do të kryhen. Sipas të dhënave të  publikuara nga Policia, do të jetë i bllokuar totalisht Bulevardi Dëshmorët e Kombit, do të lihen vetëm dy rrugë të lira pranë Ish-hotel Dajtit dhe  në kryqëzimin Ismail Qemali.

Ndërkohë do të devijohet kalimi tek rrugët: Myslym Shyri,  Abdyl “Papa Gjon Pali II”, Abdi Toptani” , si dhe në rrugën “Gjergj Filipi”.

Gjithashtu bëhet me dije se do të bllokohet linja urbane Tirana e Re” do të devijojë tek sheshi “Willson” dhe tek Bulevardi “Zogu I”.

Rrugët e Bllokura.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga ura e ish Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi” dhe gjithë sheshi “Nënë Tereza”

Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzim i Gjykatës së Lartë me dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Rruga “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me Bulevardi “Bajram Curri “.

– Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl “Papa Gjon Pali II”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”.

Për segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” drejtim i detyruar djathtas.

– Të gjitha linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” të devijojnë në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” me drejtim bulevardin “Bajram Curri.

-Linja “Tirana e Re” do të devijojë tek sheshi “Ëillson” dhe tek Bulevardi “Zogu I”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit