Festivalet ‘Coachella’ dhe ‘Stagecoach’ për vitin 2020 anulohen

Festivalet ‘Coachella’ dhe ‘Stagecoach’ për vitin 2020…

Festivalet e njohura të muzikës që organizohen në ambiente të jashtme në Kaliforni, ‘Coachella’ dhe ‘Stagecoach’, këtë vit janë anuluar për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Zyrtari i Shëndetit Publik i Qarkut Riverside Dr. Cameron Kaiser, njoftoi anulimet këtë mërkurë.

“Jam i shqetësuar pasi COVID-19 mund të përkeqësohet edhe në vjeshtë”, ka thënë Kaiser përmes një postimi në Twitter.

Të dy festivalet fillimisht ishin shtyrë nga prilli deri në tetor për shkak të shqetësimeve të COVID-19, por tani janë anuluar tërësisht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit