Festivali i demave në Spanjë, vritet një 55 vjeçar nga goditja e brirëve, të tjerë të plagosur

Festivali i demave në Spanjë, vritet një…

Festivali i famshëm i demave në Spanjë nuk ka shpëtuar as këtë vit pa viktima e të plagosur.

Një burrë është shpuar për vdekje nga brirët e demit dhe dy të tjerë janë plagosur kur u ngritën në ajër prej goditjeve, teka përpiqeshin të kalonin me vrap para kafshëve.

Festivali i përvitshëm i ‘encierros’, në të cilin demat lëshohen në rrugë dhe ndiqen nga njerëzit, është njollosur përsëri nga tragjedia dje.

Në eventin e Onda, pranë Valencia, një burrë 55 vjeçar u godit dy herë nga briri në kofshë e në bark, si dhe pësoi plagë në kokë.

Kafsha ishte filmuar duke u ngritur atë në ajër me një prej brirëve, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë largoheshin të shokuar duke u mbrojtur në dyqanet aty pranë.

Të tjerë shiheshin që përpiqeshin ta tërhiqnin demin larg të plagosurit, i cili ishte shtrirë pa ndjenja në tokë.

Burri kishte marrë kujdesin nga mjeku vendas i pajtuar nga organizatorët, por u shpall i vdekur më vonë në spital nga hemorragjia.

Bashkia e Onda konfirmoi ngjarjen në një deklaratë pas incidentit: “Prej vdekjes së një pjesëmarrësit të festivalit, në shenjë respekti e ngushëllimi, programet e mbrëmjes janë pezulluar”, thanë ata.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit