Festivalit i Këngës në RTSH përzgjedh fituesin, ja kush do të na përfaqësojë në 'Eurovizion 2021'

Festivalit i Këngës në RTSH përzgjedh fituesin,…

Juria ka përzgjedhur këngën fituese, me të cilën do të përfaqësohemi në festivalin “Eurovizion 2021”.

Pasi grumbulloi shumën më të madhe të pikëve, fituese u shpall Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.

Juria përbëhej nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku.

Në vend të dytë është renditur Viktor Tahiraj me këngën “Nënë” dhe në vend të tretë Gjergj Kaçinari me këngën “Më jep jetë”.

Renditja e plotë e këngëtarëve pjesëmarrës:

Anxhela Peristeri – “Karma” 322 pikë

Viktor Tahiraj – “Nënë” 266 pikë

Gjergj Kaçinari- “Më jep jetë” 245 pikë

Fejstina Mezini – “Kush je ti” 188 pikë

Uendi Mancaku- “Vesi i shpirtit” 137 pikë

Franc Koruni – “E morën botën” 135 pikë

Agim Poshka – “Vendi im” 122 pikë

Sardi Strugaj- Ka për të t’bër… 97 pikë

Stefan Marena – “Meteor” 82 pikë

Xhesika Polo – “Më mbron” 78 pikë

Florent Abrashi – “Vajzë” 76 pikë

Rosela Gjylbegu – Vashëzo 75 pikë

Mirud – “Nëse vdes” 71 pikë

Klint Çollaku – “Do t’ia dal” 66 pikë

Xhiljola Haveniku – “E lirë” 62 pikë

Kastro Zizo – “Vallja e jetës” 61 pikë

Devis Xherahu – “Peng” 58 pikë

Kamela Islamaj – “Kujtimet” 52 pikë

Enxhi Nasufi – “Njësoj” 50 pikë

Erik Lloshi – “Jo” 47 pikë

Evi Reçi – “Tjerr” 29 pikë

Orgesa Zaimi – “Valixhja e k…” 26 pikë

Inis Neziri – “Pendesë” 25 pikë

Fatos Shabani – “Ty” 13 pikë

Manjola Nallbani – “Ora e jetës” 11 pikë

Era Rusi – “Zjarri im” 0 pikë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit