Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana zgjedh fjalët më të bukura për Eduartin

Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana…

7 maji është një ditë speciale për çiftin e njohur, moderatoren Arbana Osmani dhe regjisorin Eduart Grishaj. Sot çifti festojnë ditëlindjen dhe rastësia ka bërë që ta kenë në të njëjtën ditë.

Mirëpo, këtë herë Arbana është treguar më e shkathët dhe sapo akrepat kanë shënuar 00:00, ajo ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet të dy. Moderatorja i ka emocionuar të gjithë me fjalët dedikuar gjysmës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua!”, ka shkruar Arbana.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit