Fetie Kasaj braktis Policinë e Vlorës, nënkampionja e botës në peshëngritje dorëzon uniformën

Fetie Kasaj braktis Policinë e Vlorës, nënkampionja…

Pakënaqësitë në vendin tonë duket se nuk kanë të mbaruar. Kështu ka ndodhur sërish së fundmi, por këtë herë me një emër mjaft të njohur njohur të botës së sportit. Fetie Kasaj, nënkampionja e botës në peshëngritje, ka braktisur uniformën e policisë së Vlorës.

Sportistja shqiptare ka paraqitur dorëheqjen pranë Drejtorisë së Policisë ku ka shërbyer për vite me radhë. Sipas mediave, skuadra “Shqiponja” ku nënkampionja shërbente, në datën 23 shkurt 2023 është përfshirë në një situatë jo fort të mirë.

Ku disa personazhe në Vlorë që nuk i janë bindur urdhrit të “Shqiponjave” duke çarë rrethimin e tyre dhe janë larguar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ku shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti tip “Toyota”, pasi kishin dyshime se me të qarkullonin, shtetas me precedent kriminal që mund të mbanin sende të kundërligjshme.

Sakaq, drejtuesi i automjetit, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi me automjet, bashkë me pasagjerët, duke rrezikuar kështu jetën e punonjësve të policisë.

Menjëherë pas kësaj situate, ka ardhur edhe vendimi për dorëheqje nga strukturat e policisë së shtetit i nënkampiones Fetie Kasa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit