Fidanë kanabisi gati për kultivim, arrestohen babë e bir në Kukës

Fidanë kanabisi gati për kultivim, arrestohen babë…

Babë e bir, janë vënë në pranga nga Policia e Kukësit, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim kanabisi. Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije, por Policia i ka identifikuar ata me inicialet K.M., dhe I.M., përkatëisht 42 dhe 25-vjeç.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat, policia raporton se gjatë monitorimit në zona të thella për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në afërsi të banesës së babë e bir, u gjetën disa fidanë në tentativë për t’i kultivuar.

Njoftimi i Policisë:

Kukës – Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Strukturat e Policisë po përdorin dronë për monitorimin e zonave të thella e pyjore.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të kanabisit.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e Policisë, në fshatin Tejdrinë, Ujmisht, u konstatua një rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe u vunë në pranga shtetasit K. M. dhe I. M., 42 dhe 25 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tyre, u gjetën disa fidanë narkotikë në tentativë për t’i kultivuar.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit