Fier| 16-vjeçarja largohet nga shtëpia pa lënë gjurmë, familja ngre alarmin

Fier| 16-vjeçarja largohet nga shtëpia pa lënë…

Një 16-vjeçare rezulton e zhdukur prej ditës së premte në Fier. Në njoftimin e policisë thuhet se ajo është larguar nga shtëpia pa lënë asnjë gjurmë. Ishin të afërmit e vajzës ato që ngrenë alarmin.

Nga verifikimet e kryera rezulton se vajza është larguar nga banesa me dëshirën e saj, teksa forcat policore po punojnë për gjetjen e saj dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Fier

Në datë 07.01.2022, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë denoncim shtetasi D. B., se mbesa e tij 16 vjeçe është larguar nga banesa. Nga verifikimit e kryera rezulton se 16-vjeçarja është larguar me dëshirën e saj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e saj dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit