Humbi kontrollin e zetorit dhe ra në kanal | Vdes 55-vjeçari, plagoset vajza e tij e mitur

Humbi kontrollin e zetorit dhe ra në…

Gjatë ditës së sotme në Fier, rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, i cili ka qenë duke punuar tokat, ka humbur kontrollin e zetorit dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa ka humbur jetën në vend. E plagosur ka mbetur edhe vajza e tij 10 vjeçare e cila ndodhej me të në momentin e aksidentit.

Fier | Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshkitur dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit