Fier| Babai i fut kokainë të birit në burg përmes pakos postare

Fier| Babai i fut kokainë të birit…

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Fier. Mësohet se shtetasi “L.Z.” ka futur në pakon postare kokainë dhe më pas ia ka dërguar të burgosurit “G.Z.”. Bëhet e ditur se personat në fjalë janë babë e bir. Pas konstatimit të drogës në pakon postare, policia ka arrestuar  shtetasin “L.Z.”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi

Në datë 18 janar 2022, rreth orës 15.00, SHKBB u njoftua nga Salla Informacionit IEVP Fier se gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në pakon postare të dërguar nga shtetasi “L.Z.” për të dënuarin “G.Z.” (babë e bir), janë konstatuar të kamufluara dhe të mirëfshehura 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike. Menjëherë OPGj i SHKBB-së nën drejtimin e Prokurorisë Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me Komisariatin e Policisë Lushnje, u koordinua për kryerjen e veprimeve të para hetimore për dokumentimin ligjor dhe zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Në bazë të provave dhe fakteve u krye arrestimi në kushtet e flagrancës ndaj shtetasit: “L.Z.”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga nenet respektive të 283, 324/a të Kodit Penal. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit