Fier| Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përdor në sulmin me tritol

Fier| Gjendet një makinë e djegur, dyshohet…

Mbrëmjen e kaluar është gjendur një makinë e djegur në Fier, që dyshohet se është përdorur në sulmin me tritol ndaj Endrit Sadedinit. Kanë qenë banorët e fshatit ato që kanë sinjalizuar për makinën e djegur. 

Gjatë këtyre dy ditëve, policia ka tentuar të marrë në pyetje objektivin e këtij sulmi, mirëpo Sadedini, nuk ka qenë në gjendje të flasë lidhur me ngjarjen e ndodhur më 19 Dhjetor në hyrje të garazhit të pallatit,  në lagjen “10 korriku”, ku ai banonte. Derisa policia mbërriti në vendin e ngjarje, automjeti ishte shkrumbuar i gjithi. Gjatë kontrollit nuk është gjendur armë apo ndonjë objekt tjetër i cili  mund të ketë lidhje me ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit