Fier/ Goditi punonjësin e Policisë, arrestohet 53-vjeçari

Fier/ Goditi punonjësin e Policisë, arrestohet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar i identifikuar si B.B. ka kundërshtuar me dhunë policinë që ndërhyri pas një sinjalizimi për një konflikt në fshatin Kallmë të Fierit.

Gjatë momentit të shoqërimit, ai ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.

53-vjeçari u arrestua dhe akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 5 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Fier

Goditi punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

B.B., 53 vjeç, banues në fshatin Kallmë, Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës së djeshme, pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative se në fshatin Kallmë kishte një konflikt, në vendngjarje ka shkuar patrulla e Policisë, e cila është kundërshtuar me dhunë nga shtetasi B. B. Gjatë momentit të shoqërimit, 53-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 5 vite burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit