Fier/ Makina del nga rruga, plagoset 68-vjeçarja

Fier/ Makina del nga rruga, plagoset 68-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Në aksin rrugor “Levan-Tepelenë” një makinë ka dalë nga rruga.

Shtetasi E. B., 38 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetin tip “Fiat”. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar pasagjerja, shtetasja U. B., 68 vjeçe. Ajo e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policise;

Fier / Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në afërsi të fshatit Gorishovë, shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Drizë, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar pasagjerja, shtetasja U. B., 68 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit