Fier| Makina del nga rruga, humb jetën shoferi 20-vjeçar

Fier| Makina del nga rruga, humb jetën…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Fier. Konkretisht në fshatin Hamil, pas një aksident, mësohet se ka vdekur shoferi 20-vjeccar. Ky i fundit bëhet e ditur se ka dalë nga rruga. Viktima është Kristjan Thomo. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Policia Fier/ Informacion paraprak:

Sot rreth orës 14:45, në fshatin Hamil, shtetasi K. Th., 19 vjeç, banues në Hamil, Fier, duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit